Pika Doganore e Morinës ka marrë masa për kontrollin e pasagjerëve që vijnë në rrugë tranzit nga aeroporti i Prishtinës drejt Shqipërisë, si një masë e shtuar ndaj përhapjes së koronavirusit.
Përfaqësuesit e Shëndetit Publik të Kukësit, doktor Fation Zeneli bëjnë të ditur për ABC Neës se deri më tani nuk është ndeshur asnjë rast problematik që ka të bëje me virusin vdekjeprurës.
“Kontrollojmë të gjithë sepse Aeroporti i Prishtinës mund të jetë pikë tranzi nga vendet aziatike, pastaj nga Prishtina mund të vijnë me autobus dhe ne kontrollojmë të gjithë autobuzat dhe shoohim pasaportat”, ka thënë për ABC News, Zeneli.
Sipas Zenelit deri më tani në bazë të kontrolleve të kryera në këtë pike doganore nuk është evidentuar asnjë rast që mund të jetë prekur nga Koronavirusi vdjekjeprurës
“Kemi gjatë gjithë ditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, kemi pasur kalim nga shtetas nga zonat ku koronavirusi është i shfaqur nga Kina ose Azia që kanë lëviz nga Evropa por gjithçka ka qenë normale, ska pas asnjë proble”, ka thënë ndër të tjera doktori.
Tashmë që prej përhapjes së virusit në Kinë aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, si dhe pikat e tjera doganore në vendin tonë kanë ndërmarrë masa të larta kontrolli për të evidentuar çdo rast me Koronavirus. /abcnews.al