Bylisi dhe Laçi janë gati për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë dhe skuadra vendase ka hedhur në fushë më të mirët. Ballshiotët do të tentojnë të fitojnë sot dhe më pas ta kenë më të lehtë në sfidën e kthimit në Laç.
Te kurbinasit ka disa ndryshime, teksa nga fillimi e nis Irlian Ceka në të majtë të mbrojtjes, kurse në mungesë të Lushkjes, në mesfushë aktivizohet Turkaj. Titullar edhe Xhixha, i cili do të ndihmojë nga krahët sulmuesin Nwabueze, së bashku me Grecën. Takimi nis prej orës 14:00.
Bylisi: Hidi, Ntephe, Bicaj, Goxha, Peposhi, Shkalla, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Guindo. Trajner: Polizoi Arbri
Laçi: Stajila, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Ceka, Shehu, Deliu, Turkaj, Xhixha, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu.
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lama, Heraj Lisaku (Durrës), Kreshnik Cjapi Fier. /abcnews.al