Sonte në mbrëmje priten të zhvillohen takimet e mbetura për fazën e 1/16 të Kupës së Mbretit në Spanjë. Në orën 19:00 është radha e Barcelonës për të zbritur në fushë, ku do të mirëpresë në “Camp Nou” Leganes.
Klubi katalanas përpara pak minutash ka bërë zyrtare dhe listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Quique Setien për këtë përballje. Në listë nuk mungojnë emrat e titullarëve si Messi e Griezmann, por ka dhe disa lojtarë nga ekipi i të rinjve.
Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, nuk ka arritur dot të jetë pjese e grumbullimit. Manaj edhe pse deri ditën e djeshme ishte në stërvitje me ekipin e parë, nuk ia doli për të fituar grumbullimin e parë me Barcelonën. Sulmuesi u transferua këtë merakto tek blaugranat, ku fillimisht do të luajë me Bareclonën B. /abcnews.al
The 1️⃣8️⃣ for today’s Copa del Rey last 16 knockout clash with @CDLeganes_en at Camp Nou! pic.twitter.com/CAEXkOpoyc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 30, 2020

