FOTO/ Ndahet nga jeta në moshën 126-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

schedule13:45 - 30 Janar, 2020

schedule 13:45 - 30 Janar, 2020

Ndahet nga jeta në moshën 126-vjeçare gruaja më e vjetër në botë. Emri i saj është Fotima Mirzokulova dhe ka lindur më 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit.

Ajo ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Mediat lokale shkruajnë se e ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kooperativë, duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën.

Gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122-vjeçare në gusht të 1997./abcnews.al