Pesë të arrestuar, kur jepet vendimi për grupin që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën

schedule10:29 - 30 Janar, 2020

schedule 10:29 - 30 Janar, 2020

Gjykata Penale e Tiranës pritet të japë nesër masën e sigurisë për pesë personat e arrestuar ditët e fundit me akuzën e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më datë 17 janar.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 të paradites së nesërme nën masa të rrepta sigurie.

Jan Prenga u rrëmbye më datë 17 janar dhe u godit ndërkohë që po çohej në kompleksin “Golden” sipas policisë.

Gjatë asaj dite autorët e nxorrën atë të vdekur nga kompleksi duke e futur në qese të zeza për ta groposur diku.

Të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili. /abcnews.al