Tirana vendos për stadiumin ku do të luajë kundër Teutës. Klubi bardheblu ka publikuar sot planin përfundimtar dhe tifozët bardheblu do të kenë mundësinë ta mbështetin ekipin e tyre në “Air Albania Stadium”.
Fanatics një ditë më parë dolën edhe me një deklaratë ku ishin kundër një ideje të tillë, duke ngulmuar që vetëm në derbi me Partizanin të përballet në atë impiant. Klubi bardheblu nga ana tjetër kërkon mirëkuptim pas vendimit të marrë.
LEXO EDHE: Sondazhi për stadiumin, Tirona Fanatics vendosin veton: S’jemi qiraxhinj!
“Ndeshja e radhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën. Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferë bardheblu për objektivin e radhës, tre pikët.
Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë së bashku. KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve tifozerike, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim”, shkruhet në njoftimin e Tiranës. /abcnews.al