VIDEO | Këndorja më qesharake, mesfushori i ekipit anglez “lë nam”

schedule14:10 - 29 Janar, 2020

schedule 14:10 - 29 Janar, 2020

Nottingham Forest vijon formën e mirë dhe mbrëmjen e kaluar fitoi 0-1 në fushën e Brentford. Klubi i famshëm anglez që ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve (1979, 1980) është ngjitur në vendin e tretë në Championship dhe po lufton për t’u rikthyer në Premier League, aty ku mungon prej vitesh.

Ishin minutat shtesë të pjesës së parë kur vendasit fituan një goditje këndi. Mathias Jensen mori përsipër ta ekzekutojë dhe e dreqosi. Danezi nuk preferoi krosin, por zgjodhi të pasonte shkurt për një shok të skuadrës.

Skemë që nuk funksionoi, pasi lojtari danez i Brentford e dërgoi topin në rivënie anësore. Nxitimi bëri të veten, por në fund rezultoi një nga goditjet e këndit më të dështuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!