VIDEO | Lumturia e debutimit zgjat pak, 17-vjeçari meksikan thyen këmbën

schedule16:56 - 28 Janar, 2020

schedule 16:56 - 28 Janar, 2020

Eugenio Pizzuto është vetëm 17 vjeç, luan në rolin e mesfushorit dhe dy ditë më parë plotësoi ëndrrën për të debutuar si profesionist me ekipin e parë të Pachuca në elitën e futbollit meksikan. Adoleshenti u fut në fushë në minutën e 59-të, por lumturia e madhe e debutimit u kthye në një makth.

Mjaftuan nëntë minuta lojë dhe Pizzuto pësoi një dëmtim të tmerrshëm. Djaloshi i talentuar u zgjat për të kapur një top në mesfushë, por sakrifica e tij qëlloi fatale. Dëmtim i rëndë dhe u desh ndërhyrja e barelës për ta nxjerrë nga fusha. Imazhe shokuese dhe Pachuca lajmëroi se Pizzuto ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju.

Për momentin do të qëndrojë katër muaj jashtë fushave. Një debutim për t’u harruar, dëmtim atëherë kur nuk duhej, por mosha e re i lejon që të përqendrohet te rikuperimi dhe tifozët shpresojnë që ai të rikthehet edhe më i fortë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!