Nga arrestimi i vëllait të Jan Prengës tek kokaina e padorëzuar dhe groposja në Shijak: Një histori trafiqesh e denjë për filma

schedule16:40 - 28 Janar, 2020

schedule 16:40 - 28 Janar, 2020

Prokuroria dyshon se pas pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës fshihet një prishje pazaresh mes grupeve të fuqishme kriminale. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për mos dorëzimin e një sasie të madhe kokaine nga vëllai i Jan Prengës tek një grup i fuqishëm kriminal në Angli që ka sjellë edhe pengmarrjen e këtij të fundit.

Më parë, një tjetër vëllai i Prengës u arrestua për drogë dhe ndodhet në burgjet britanike.

Gjykata e Blackfriars ka dënuar me 8 vite e gjysmë burg shqiptarin Ndrek Prenga, 33 vjeç, vëllai i 49 vjeçarit, i cili u mor peng më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë. Pas futjes në makinë ai është rrahur dhe goditur, ku si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin “Golden”, në Shijak,  aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu gjykata britanike së bashku me Prengën ka dënuar me vite anglezin Kerry Reed, 39-vjeç, me 6 vite burg është dënuar Nikolin Dushi, 30-vjeç, si dhe 3 vite për Elton Qajka, 21 vjeç.

Të katër u akuzuan për furnizim të drogës së Klasit A, ndërsa Reed dhe Prenga u akuzuan edhe për posedim të pasurive kriminale. Mediat britanike bëjnë me dije se të dënuarit Reed, Prenga, Dushi dhe Qajka janë pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar për shpërndarjen e kokainës me shumicë në një shkallë të gjerë në Londër.

Ajo që dihet për ngjarjen është se shpërndarësit e drogës e hodhën kokainën në një rezervuar pasi e kuptuan se ishin në vëzhgim. Por, zyrtarët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit e mblodhën lëndën duke grumbulluar një 1 kg kokainë të klasit A.

Ndalimi i tyre është bërë gjatë një takimi që ato kanë zhvilluar me 2 gusht të 2017  poshtë një rruge të mbuluar me barë, në afërsi të rezervuarit. Zyrtarët gjetën një tjetër paketë me drogë në ujë, pas kërkimeve të shtëpisë së tij si dhe të automjeteve.

Policia nuk ka gjetur ende trupin e Jan Prengës ndërkohë që konfirmon se e kanë vrarë dhe groposur. /abcnews.al