Ellen DeGeneres jep mes lotësh mesazhin frymëzues, pas vdekjes së Kobe Bryant

schedule13:52 - 28 Janar, 2020

schedule 13:52 - 28 Janar, 2020

Moderatorja e famshme, Ellen DeGeneres e nisi episodin e radhës të “Ellen Show” me një monolog prekës, në nder të basketbollistit Kobe Bryant, që humbi jetën të dielën, pas një aksidenti ajror.

Komediania, e cila po në datën 26 janar , mbushi 62-vjeç, e nisi fjalimin duke i kujtuar njerëzve sa e shkurtër është jeta dhe sa shumë e rëndësishme është të festohet dhe vlerësohet çdo minutë.

 

“Sot është e hënë. Dje, ishte e dielë dhe ndodhi që qëlloi ditëlindja ime dhe çmimet Grammy gjithashtu. Isha e nominuar. Nuk fitova, por s’është kjo ideja. Dje, që supozohej të ishte një ditë festash, morëm lajmin tragjik rreth Kobe Bryant dhe çdo gjë ndryshoi në sekondë. Kjo është ajo për të cilën dua të flas. Jeta është e shkurtër dhe shumë delikate. S’e dimë kurrë sa ditëlindje kemi. S’kemi pse të presim për to për të festuar.”- shprehet Ellen mes lotësh.

“Nëse nuk i keni thënë dikujt që e doni, bëjeni tani. Thuajini sa shumë i doni. Merrni në telefon miqtë, çojini një mesazh. Përqafojini, puthini!”

Në fund, moderatorja e mbylli monologun duke i shprehur vlerësimin dhe dashurinë gruas së saj, Portia de Rossi  dhe stafit me të cilin punon.

 

“Unë e di që jam me shumë fat që kam një grua që më do shumë, edhe pse s’kam akoma një Grammy. Unë vij çdo ditë në punë dhe kam njerëz që më bëjnë për të qeshur. I dua të gjithë me të cilët punoj!”- vazhdon ajo.

DeGeneres shprehu gjithashtu ngushëllimet e saj për basketbollistin dhe familjen që ai la pas. Kobe, 41 vjeç dhe vajza e tij Gianna 13, ishin 2 nga 9 viktimat që humbën jetën pas aksidentit me helikopter të dielën, në Calabasas, California./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!