PSG iu fal dy golave të Neymar për të mposhtur Lille mbrëmjen e kaluar. Kampionët triumfuan 0-2 jashtë fushe dhe marshojnë të pashqetësuar drejt titullit kampion. Goli i parë i brazilianit erdhi pas një aksioni fantastik dhe një finalizimi spektakolar.
Keylor Navas nuk i kursen elozhet për yllin e sulmit. Portieri nga Kosta Rika tregon për Telefoot se Neymar e bën edhe më të fortë PSG-në, teksa shfaqet i qartë në objektivat që synon të arrijë.
“Neymar është një lojtar i një niveli tjetër, nuk i përket kësaj bote. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër, ndihemi edhe më të fortë me të. Objektivat e mi? Nuk erdha te PSG për t’u zbavitur, por për të punuar me përulësi dhe për të fituar trofe“, deklaron Keylor Navas. /abcnews.al
Neymar’s beautiful goal #PSG pic.twitter.com/eS1BLA8n6L
— Zwodde (@Zwodde15) January 26, 2020