Rey Manaj debutoi me Barcelona B sot në takimin kundër Ejea, sfidë të cilën e luajti si titullar. Me numrin 22 mbi shpinë, sulmuesi shqiptar ishte një shqetësim konstant për mbrojtjen mike. Barcelona arriti ta fitojë pastër 2-0 këtë takim dhe Manaj ishte dy herë pranë golit.
Fillimisht, bomberi kuqezi është i pafat, pasi goditja e tij me të majtën në hyrje të zonës, shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portierit kundërshtar, i cili mbeti në vend i palëvizur. Ndërsa në minutën e 72-të, Manaj arrin të gjejë rrjetën, por goli i tij anulohet për shkak të një faulli të mëparshëm gjatë aksionit.
Një debutim pozitiv deri diku ky i sulmuesit kuqezi, i cili duket se ka të sigurt vendin e titullarit në majë të sulmit./abcnews.al
Rasti i humbur i Rey Manaj: