Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni sekret i Romës, arrin akordin me sulmuesin e Barcelonës

schedule10:39 - 25 Janar, 2020

schedule 10:39 - 25 Janar, 2020

Roma është shumë pranë firmës me sulmuesin e Barcelonës, Carles Perez. Kryeqytetasit italianë kanë gjetur akordin me klubin nga Katalonja dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u bërë zyrtare.

Roma do ta transferojë spanjollin me formulën e huazimit deri në fundin e këtij sezoni dhe më pas mund ta blejë kartonin e tij për shumën e 13 milionë €. Gjithçka është “OK” mes klubeve, por mungon vetëm akordi ekonomik mes lojtarit dhe agjentit të tij.

Roma e ka mbajtur sekret këtë operacion dhe pritet që ditën e hënë 21-vjeçari të prezantohet me fanellën verdhekuqe. Perez është aktivizuar në 474 minuta këtë sezon me fanellën e Barcelonës, ku ka shënuar dhe një gol. I riu spanjoll shikohet si zëvendësuesi ideal për liderin e sulmit romak, Edin Dzeko. /abcnews.al

 

Carlos Perez me fanellën e Barcelonës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!