Tërmeti në Turqi, reagon Cakaj: Lutuni për Turqinë, në këto momente jemi pranë vëllezërve tanë!

schedule22:24 - 24 Janar, 2020

schedule 22:24 - 24 Janar, 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas tërmetit që tronditi Turqinë. Në një reagim në mediat sociale, Cakaj shprehet shumë i tronditur për situatën që është krijuar në Turqi. Më tej shton se në këto momente të vështira është afër turqve dhe mendimet dhe lutjet shkojnë për jetët e humbura.

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Lutuni për Turqinë”, shkruan Cakaj.

Tërmeti lëkundi pasditen e sotme Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit.

Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 14 persona të vdekur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!