Ka shkuar në 26 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit që është përhapur kohët e fundit në Kinë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë këtë të premte ka konfirmuar se përveç viktimave deri më tani raportohet edhe për 830 persona të infektuar.
Në kuadër të masave të shtuara qeveria kineze izoloi qytete të tjera të premten, ndërsa ka vënë postoblloqe në një hap të papaparë për të frenuar virusin, i cili është përhapur në disa shtete, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë Turqia filloi të kontrollojë pasagjerët në të gjitha fluturimet nga Kina duke përdorur kamera termike. Organizata Botërore e Shëndetit tha se ishte ende herë për të deklaruar koronavirusin si emergjencë globale shëndetësore.
Autoritetet lokale në qytetit kinez Wuhan, ku besohet se ka origjinën koronavirusi, thanë të premten se qyteti po ndërton një spital të ri me 1 mijë shtretër, i cili pritet të përfundojë me 3 shkurt. Gjithashtu përveç viktimave të regjistruara në Kinë dy raste janë shënuar edhe në SHBA. /abcnews.al