Në vitin 2013, Eden Hazard u ndëshkua me karton të kuq dhe pezullim 5 ndeshje pasi goditi një djalosh që mblidhte topat. Tifoz i Swansea, Charlie Morgan nuk i jep topin Hazardit dhe ylli belg e godet me shqelm.
Morgan u bë shumë i famshëm asaj kohe në Twitter dhe djaloshi e ka shfrytëzuar më së miri famën e momentit. Morgan qëndroi për shumë vite aktiv në Twitter dhe krijoi një famë të madhe, aq sa tani ka hapur një kompani të quajtur AU Vodka.
Charlie Morgan dhe shoku i tij i ngushtë, Jackson Quinn, tashmë e drejtojnë këtë kompani si partnerë, e cila është një ndër më të suksesshmet e pijeve alkoolike në Britaninë e Madhe./abcnews.al