Ministria e Kulturës shpalli çmimet Kombëtare të Letërsisë. Juria e përbërë nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti, Riza Braholli dhe e kryesuar nga Alda Bardhyli kanë vlerësuar romanin e gazetarit të mirënjohur Enkel Demi, “Gurët e Vetmisë”, me çmimin e romanit më të mirë. I ftuar në studion e “ABC News” me Juli Xhokaxhi, gazetari Enkel Demi ka folur për vlerësimin e romanit “Gurët e Vetmisë” dhe zgjedhjen e tij për të dalë me një pseudonimim si shkrimtar, (Tom Kuka).
Ai u shpreh se të shkruash është një përmasë lirie e jashtëzakoshme, ndjehesh si një lloj sundimtari.
Pyetje: Si je ndjerë kur flitej për Tom Kukën si shkrimtarin e një romani pa e ditur kush ishe ti?
Demi: ka pasur një kompleks ndjenjash, nuk është mirë kur je personazh kryesor dhe vet je pas kuintash. Por është një zgjedhje që mendoj se kam bërë mirë.
Pyetje: Zgjedhja për të dalë me pseudonim si shkrimtar, ka patur ndonjë lloj frike si shkrimtar?
Demi: Ka patur padyshim, për çdo gjë që bëj kam një frikë të madhe.
Ai u shpreh se është ndjerë shumë i emociunuar për çmimin, duke mos arritur ta përmbledhë vetën. Por emocionet sipas tij janë njerëzore.
Enkel Demi u shpreh se leximi është proces krijimi, ndërsa tha se shumë shpesh lexuesit dallojnë gjëra që personalisht nuk i ka vërejtur.
“Nuk shkruaj për të marrë pjesë në konkurse, konkurset në art letërsi nuk i kam përzemër sepse letërsia nuk është matematikë”, tha Demi.
Më është dashur gjithë këto vitë për të marrë informacionin e duhur, më është dashur të krijoja distancën sepse vetëm kështu mund ta krijoja, e kam shkruajtur librin kur kam qenë totalisht i ftohtë, kam dashur të përshkruaj njerëzit e çamërisë, toskërisë më të gjitha kompleksitet e tyre pa paritotizëm. Në libër nuk gjenden heronj.
Pyetje: Sa e vështirë ka qënë shkëputja nga shkrimi standard?
Demi: Duhet të ndash ngjarjen e vërtetë me legjendën. Letërsia shërben ndonjëherë për të shkruar historinë.
Më tej ai theksoi se me rëndësi ishte ndërtimi i qyteteve, “Çamëria është një vend etnikisht i pastër, jetohet nga shqiptarët ortodoks. Është një krahinë e rëndësishme dhe për hir të tekave të gjeopolitikës”, u shpreh Demi.
I pyetur për planet e ardhshme Enkel Demi tha se ka disa gjëra që në letërsi e tërheqin dhe se është duke mbledhur material.
Është një përmasë lirie e jashtëzakoshme një lloj sundimtari, kur shkruan je ti që vendos. Ndaj këtij realiteti që jetojmë shpesh fitojmë imunitet. Ka një lloj mospërfillje ndaj përsonave që ta krijojnë atmsoferën jo të lehtë, vihet re një lloj tharje e ndjenjës njerëzore”, tha ndër të tjera Enkel Demi./abcnews.al