Policia e Beratit ka vënë në pranga n jë person i cili ushtronte akivitet të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Informacionet bëjnë me dije se O. B., 45 vjeç në ambjentet e lokalit të tij, është konstatuar se ushtrtonte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale është sekurstruar aparat celular i llojit Samsung, disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”, kompjuter dhe printer.
Njoftimi i Policisë:
Goditet një tjetër rast i ushtrimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Sekuestrohen aparat celular, kompjuter, printer dhe disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”.
Vihet në pranga 1 person.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme, në lagjen “Jani Vruho”, bënë të mundur arrestimin e shtetasit O. B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në ambientet e lokalit “Bar Kafe” është konstatuar duke ushtruar aktivitet të ushtrimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparat celular i llojit Samsung, disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”, kompjuter dhe printer.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi i lotarive te palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./abcnews.al