Kush është gruaja e parë presidente në historinë e Greqisë?

schedule11:04 - 22 Janar, 2020

schedule 11:04 - 22 Janar, 2020

Katerina Sakelaropulu, 63 vjeç, prej më pak se një vit është presidente e Këshillit të Shtetit, Gjykatën më të lartë Administrative Greke. Para votimit të saj në parlament, dy partitë e opozitës së qendrës së majtë deklaruan mbështetjen e tyre për emërimin e saj.

Në Greqi numri i grave që mbajnë poste të larta në politikë është historikisht shumë i vogël. Në qeverinë aktuale greke, vetëm një ministri nga 18 drejtohet nga një grua. Edhe në Greqi roli i presidentit, me një mandat pesë vjeçar është ceremonial dhe në rolin e përfaqësimit të unitetit të vendit.

E lindur në Selanik në 1956-ën nga një familje me origjinë nga Ksanti në veri lindje, ajo ka studiuar për drejtësi në universitetin e Athinës për t’u specializuar më pas në të Drejtën Publike në Paris. Në mes të viteve 80 ajo u pranua në Këshillin e Shtetit dhe u bë këshilltare në vitin 2000.

Në tetor të 2015-ës, u emërua zv/presidente e këtij Këshilli. Në tetor të 2018-ës ishte qeveria e drejtuar në atë kohë nga Syriza që e propozoi për postin e presidentes së Këshillit të Shtetit, për shkak të ndjeshmërisë së saj në tema si liria shoqërore, të drejtat e minoritetit dhe të refugjatëve. Duke thyer në këtë rast dhe traditën që shihte në këtë post vetëm burra, ajo u zgjodh në mënyrë unanime. Katerina Sakellaropulu është tifoze e skuadrës së futbollit Aris Selanik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!