Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është kapur duke pirë kokainë në ambientet e një lokali. Fakti tashmë është i pamohueshëm.
Disa foto janë publikuar mëngjesin e kësaj të mërkurë ekskluzivisht në Abc News. Ato janë pjesë e një regjistrimi filmik që do të publikohet në orët në vijim në abcnews.al.
Gazetari investigativ Artan Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve. Ai tha se ka kohë që është regjistruar por u spostua për shkak të termetit.
“Është në ambient publik (lokal), se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem”, deklaroi Artan Hoxha.
Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, numri II i PD-së, Gazment Bardhi tha se “ka dijeni dhe e ka parë videon”.
/abcnews.al