Amir Rrahmani do të luajë me Napolin sezonin e ardhshëm dhe ky është një lajm i mirë për të dhe agjentin e tij. Adrian Aliaj tregohet i sinqertë në prononcimin e dhënë për Radio Punto Nuovo, flet me superlativa për Cristiano Giuntolin, drejtorin sportiv të Napolit, dhe tregon se cila skemë është më e mira për 25-vjeçarin.
Mbrojtësi i Hellas Verona është paraqitur shumë mirë në aventurën e tij të parë në Serie A dhe Napoli nxitoi për të siguruar shërbimet e tij për shumën e 14 milion eurove.
“Nuk e prisja kaq shpejt një interesim të ndonjë klubi të madh për Amirin. Ekzistonte një plan për t’u rritur e përmirësuar te Verona, por nuk hezituam aspak kur erdhi oferta e Napolit. Nuk mund të refuzohet një klub i tillë.
Është një privilegj për lojtarin dhe ne si agjentë transferimi te ky ekip. Rrahmanin e donin edhe skuadra të tjera, por komplimente Giuntolit (drejtori sportiv i Napolit) që u tregua korrekt dhe i respektueshëm.
Është një person i mirë dhe me cilësi, e respektoj shumë, sepse e mbajti fjalën dhe bëri atë që na kishte premtuar. Roli? Rrahmani nuk ka problem për të luajtur në mbrojtjen me katër. E bën edhe te Kosova, aty ku është kapiten i skuadrës. E shoh më mirë në mbrojtjen me katër sesa në atë me tre. Ai është gati për këtë aventurë“, përfundon Adrian Aliaj. /abcnews.al