“Shteti ka falimentuar”, ish-deputeti në studion e “ABC News”: Qeveria organizatore e 21 janarit

schedule12:19 - 21 Janar, 2020

schedule 12:19 - 21 Janar, 2020

Sot shënohen 9 vite nga ngjarja tragjike e “21 janarit”, ku katër persona mbetën të vrarë në bulevard gjatë një proteste. 21 janari i 2011 do të mbetet një ndër ditët më dramatike në historinë e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “ABC News” me Juli Xhokaxhi, avokati Asllan Dogjani theksoi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë vepër penale.

“Si u organizua kjo protestë? Çfarë thirrjesh kishte? Ende nuk është bërë një analizë nga Policia. Kushdo që ka kryer një vepër penale duhet të mbajë përgjegjësi. Dimë që Kryetari i Bashkisë së Matit u akuzua. Mundësinë e kanë për të bërë një analizë të detajuar, por asgjë nuk ka ndryshuar. Për mua shteti ka falimentuar, sot drejtohet nga bandat kriminale, nuk e kupton se ku fillon shteti dhe ku fillon krimi, janë bërë bashkë. Kemi kriminelë që drejtojnë bashkitë. Nëse shteti do të funksiononte edhe krimi do të pardandalohej. Nëse ne kemi numrin më të madh të burgosurve që do të thotë se ka ndëshkim, por në të njëjtën mënyrë duhet të kemi edhe parandalimin. Kemi Vrasje për grabitje në mes të Tiranës, po ndodhin thuajse përditë”, deklaroi Dogjani.

Gjithashtu ai theksoi se po lirohen persona të rrezikshëm ndërsa në burgje kemi njerëz që akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike./abcnews.al