Lirimi i të dënuarve me rekorde kriminale, Dogjani: Do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme

schedule11:41 - 21 Janar, 2020

schedule 11:41 - 21 Janar, 2020

I ftuar në studion e “ABC News” me gazetaren Juli Xhakoxhi, avokati Asllan Dogjani ka folur për çështjen e për lirimit nga burgu të personave me rekorde kriminale. Dogjani tha se pas këtyre veprime është politika. Sipas tij këto lirime nuk mund të bëhen pa një mbështetje politike.

“Nuk ka transparencë nga qeveria, nuk besoj që pa një ndërhyrje politike të lirohen nga burgu. Këto lirime kanë një mbështetje politike, për shkak se po afron fushata zgjedhore. Edhe nëse nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme këta do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme. Reforma në Drejtësi, bëhet për ti shërbyer qytetarëve, ndërsa sot nuk shihet aspak se po i shërben. Vendimet që jepen për tu larguar nga sistemi i drejtësisë kanë pasoja që do të bien mbien qytetarët shqiptare. Reforma bëhet me standarde dhe jo me individë, por këtu synohet kapja e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Dogjani.

Më tej ai u shpreh se detyrë e qeverisë është të rregullojë administratën. “Nuk kemi një administratë që i shërben qyetarit dhe në raste të tilla dera e fundit për qytetarin mbetet gjykata. Në adminstratë shohim se futen persona me para ndërsa në polici persona të inkriminuar”, tha ndër të tjera Dogjani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!