Liverpool është në kërkim të një sulmuesi dhe duket se e ka gjetur atë. Trajneri Jurgen Klopp raportohet se ka bindur gjermanin Timo Werner t’i bashkohet “The Reds” në Premier League, ku klubi më i përfolur prej kohësh ka qenë Chelsea.
Së fundmi në garë ishte futur edhe Real Madrid, por duket një çështje e mbyllur kalimi te Liverpool dhe spanjollët duhet të shohin për ndonjë tjetër lojtar, pas zhgënjimit të pësuar me Luka Jovic që e blenë në verë tek Eintracht Frankurt.
Werner kushton vetëm 25 milionë euro dhe këtë sezon ia ka dalë të shënojë 20 gola (në 18 ndeshje), një më pak se rekordi i tij i vendosur në sezonin 2016/17. Futbollisti 23-vjeçar, pjesë edhe e kombëtares gjermane, është një nga emrat më të spikatur të RB Leipzig, që e ka të pamundur ta ndalojë largimin e sulmuesit. /abcnews.al