Zbardhet urdhri i dëbimit të mësuesit turk Harun Ccelik më datë 1 janar, kur të gjithë po festonin Vitin e Ri.
Abc News ka siguruar dokumentin ku Drejtoria e Emigracionit ka urdhëruar dëbimin e menjëhershëm të tij në drejtim të Turqisë duke mos i dhënë as edhe 24 orë kohë për të apeluar vendimin.
Në dokument shkruhet: Afati për largimin nga territori o ditë!
https://www.youtube.com/watch?v=KjTspfvJU1s
Dokumenti është mjaft kontradiktor ndërkohë ç’ka konfirmon shkeljet e rënda të kryera nga shteti shqiptar.
Ndërkohë që në pikën e parë vendoset që ai të largohet brenda ditës, më poshtë shkruhet se ka të drejt ta apelojë vendimin sipas ligjeve në fuqi.
Kjo tregon se policia shqiptare e ka patur me mjaft ngut nxjerrjen e tij nga Shqipëria duke mos i dhënë asnjë mundësi apelimi apo që vendimi të merret vesh nga media dhe opinioni publik.
Lexo edhe: VIDEO/ “Aziiill”, “aziiil”: Thirrje rrëqethëse të Harun Çelik nga brenda makinës së policisë teksa nisej për në Turqi
Gazetarja Glidona Daci thekson se urdhri i dëbimit ka mjaft pasaktësi dhe shkelje ligjore.
“Ne kemi publikuar një video ku ai kërkon azil më zë të lartë ç’ka hedh poshtë çdo pretendim se ai nuk ka kërkuar azil.
Në urdhër dëbimi shihet edhe firma e tij pasi mënyra e nënshkrimit të tij është e paqartë pasi ai kërkonte azil.
Kur do ta bënte Harun Ccelik ankimimin kur ai duhej të nxirrej menjëherë nga Shqipëria“, raporton gazetarja.
Dokumenti konfirmon shkeljen e ligjit nga Shqipëria. Në lidhje me këtë kanë reaguar organizmat ndërkombëtare, ndërsa eurodeputetja Ramona Strugariu është shprehur në një letër për kryeministrin Rama dhe presidentin Meta se respektimi i të drejtave të njëriut përbën kusht për integrimin e vendit në BE.
Mediat turke raportuan se në dëbimin e tij u përfshinë edhe shërbimet sekrete turke, kurse ka dyshime të forta se gjithçka ndodhi pas një marrëveshjeje politike mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Ankarasë. /abcnews.al