Beogradi nuk merr frymë dhe zbret në shesh. Shkak janë emetimet e gazrave, nga autmjetet e vjetra, centralet elektrike dhe industrive që prodhojnë jashtë çdo norme ambientale. Në fund të vitit të kaluar kryeqyteti i Serbisë ishte qyteti i katërt më i ndotur në botë sipas renditjes së Air Vizual.
Por smogu përkeqëson cilësinë e ajrit në pjesën më të madhe të Ballkanit. Autoritetet në Serbi, Bosnjë e Hercgovinë dhe Kroaci, mes të tjerave, minimizojnë situatën. Sipas tyre bëhet fjalë për një ndotje sezonale, që pasi të kalojë dimri do i lërë vendin kushteve më të mira. Smogu ka të bëjë me kombinimin e dy faktorëve, një vjeshtë e ngrohtë dhe trafiku i rënduar në mënyrë të veçantë në metropolet e Ballkanit.
Të dhëna të tjera nga Uorld Air Kualiti Indeks, që përfshin aktivitete të kësaj natyre në 70 vende, tregojnë një situatë shumë kritike. Me apo pa maska në fytyrë shumë qytetarë në Beograd protestuan duke i kërkuar qeverisë të marrë masa të menjëhershme./abcnews.al