Koreja e Jugut shumë e fortë për Shqipërinë U17, të martën dueli për vendin e tretë

schedule17:30 - 19 Janar, 2020

schedule 17:30 - 19 Janar, 2020

Shqipëria U17 pësoi humbjen e parë në turneun miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup” që zhvillohet në Turqi. Ekipi i Elvin Beqirit u mposht 2-0 nga moshatarët nga Koreja e Jugut.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me këtë formacion: Simoni, Halili, Pano, Miftari, Stafa, Cela, Blakqori, Kote, Deda, Neziri, Cereni (c), teksa u aktivizuan edhe Kacanolli, Tahiri, Beluli dhe Musai. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në 45 minutat e dyta skuadra aziatike shënoi dy herë në minutat 48′ dhe 80′.

Shqipëria i kishte fituar nga 1-0 dy ndeshjet e para në grup, respektivisht kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Të martën e 21 janarit do të luhet sfida për vendin e tretë ndaj Republikës së Irlandës. /abcnews.al

 

Çaste nga fillimi i ndeshjes