Pampuri: Të sigurosh një pjatë në mensat sociale, e vështirë

schedule13:06 - 19 Janar, 2020

schedule 13:06 - 19 Janar, 2020

Ish deputetja e PD, Orjola Pampuri në në deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryebashkaikut Veliaj se po bën propangandë me mensat sociale. Pampuri e cilëson Veliajn si një kryebashkiak mashtrues dhe me dy fytyra.

“Erion Veliaj është krybashkiaku mashtrues me dy fytyra. Emisioni ivestigativ “Boom” i ka hequr maskën Veliajt. Dyert e qytetit nuk janë të hapur për qytetarët. Të sigurosh një pjatë në mensat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë se sa të sigurosh një vend pune. Kjo është fityra e vërtetë e një kryebashkiaku mashtrues i cili kujdeset vetëm për ti dhënë leje ndërtimi trafikantëve të drogës. Të sigurosh një pjatë në mensat sociale, e vështirë. A mund të presë uria, nevoja për ushqim, kohën për të plotësuar dokumentacionin? A mundet një njeri që troket për të kërkuar një pjatë supë, të gënjejë për gjëndjen e tij, ndërsa punonjësja nuk i ofron ushqimin dhe kërkon të investigojë më tej për të përmes një komisioni! Dikush që troket për t’u ushqyer në një mencë sociale do të thotë se ka prekur fundin dhe vendimi më i njerëzishëm është të mos refuzohet”, deklaroi Pampuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!