Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur se përgjegjësinë kryesore për zgjidhjes e ngërçit politik në të cilin ndodhet vendi e kanë partitë politike.
Kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se për kalimin e një situate të tillë ai do të punojë me tërë potencialin që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve të vendit.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se e ka nënshkruar vendimin për mandatimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për kryeministër, derisa i ka bërë thirrje që të njëjtin vendim ta pranojë.
“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë, ka thënë Thaçi.
Ndër të tjera ai ka thënë se e fton sërish Kurtin në një takim që të marrë mandatin që unë e kam nënshkruar për të./abcnews.al