Gjuajti me armë dhe u plagos, RENEA e ndihmoi: Si ndodhi përplasja në Vlorë

schedule09:43 - 18 Janar, 2020

schedule 09:43 - 18 Janar, 2020

Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se përplasja e RENEA-s me 47 vjeçarin e dënuar me 25 vite burg ka ndodhur në momentin që ai është rrethuar në banesë nga policia. Si pasojë e përplasjes  47 vjeçari është plagosur në këmbë ku ka marrë edhe shërbimin e duhur mjeksor.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë te Vlorës, i dënuar për dy vrasje të ndodhura në 1999, deri më tani kishte arritur të fshihej nga forcat e policisë pasi lëviziste me identitet të rremë.

“Arrestimi i 47 vjeçarit ka përfunduar në një përplasje me armë. Jonuzi ishte një ndër personat më të kërkuar nga policia në Vlorë. Nga policia bëhet me dije se ai lëvizte me identitet tjetër duke shmangur kështu identifikimin dhe kapjen nga policia”, ka thënë ndër të tjera gazetari Elton Nika./abcnwes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!