Milan po kërkon një mesfushor dhe ka hedhur sytë nga Juventusi. Maldini, Boban dhe Pioli pëlqejnë shumë Emre Can, të pakënaqurin e madh të bardhezinjve. Sportmediaset raporton se kuqezinjtë e tentuan gjermanin edhe në gusht, por ai preferoi të qëndronte tek ekipi aktual.
Ditët e para të shtatorit erdhi përjashtimi nga lista e Champions League dhe veprimi i trajneri Sarri u prit keq nga 26-vjeçari. Prej atij momenti ka luajtur shumë pak (vetëm 8 ndeshje) dhe shumë keq. Emre Can qëndroi në stol edhe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Udineses në Kupën e Italisë. Diçka e tillë i ka dhënë fund durimit të tij, teksa kalimi në Milanon kuqezi e tundon.
Mesfushori dëshiron të aktivizohet, pasi nuk mund të humbasë grumbullimin me Gjermaninë në Europian. Marrëdhëniet midis dy klubeve të mëdha italiane janë shumë pozitive dhe shumë shpejt mund të vijë akordi i transferimit të lojtarit nën urdhrat e Stefano Piolit. /abcnews.al