PD: Tenderë korruptivë edhe pse me humbje, kompanitë që po mbahen me para nga OSHEE

schedule15:52 - 17 Janar, 2020

schedule 15:52 - 17 Janar, 2020

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbyllur vitin 2019 me një humbje që rezulton të jetë 64 mln euro. Kjo situatë ka ardhur pavarësisht çmimit të energjisë i cili rezulton më i larti në rajon apo masave penalizuese ndaj qytetarëve që nuk paguajnë faturat e energjisë. Sipas Ervin Minarollit kjo gropë është krijuar nga blerja e energjisë me çmime më të larta se tregu apo edhe për favorizim të klientëve pranë qeverisë.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 mln euro vitin që shkoi duke zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh kur shqiptarët pagujnë çmimin më të lartë në rajon. 64 mln euro që i mungojnë arkës së operatorit të energjisë elektike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe  njerëzve të tij”, u shpreh Miranolli.

Përfitues nga këto tendera rezultojnë të jenë kryebashkiakë të majtë si Safet Gjici apo Pjerin Ndreu Ndreu por edhe biznesmenë si Kastrati, Fusha  dhe Papuli. Nga tabela e publikuar vërehet se kontrata janë nënshkruar pothuajse me të njëjtën vlerë që është vendosur fondi limit ndërsa kontratat me vlera më të mëdha janë firmosur me Fushën  dhe Kastrati përkatësisht me vlerë 109.8 mln dhe 197.6 mln lekë.

“Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajamkun e Vorës, Ilir Beqjan e kudogjendur. Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientë të Edi Ramës.  Babuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncensinit të pompave të naftës etj…” tha më tej ai.

Sipas sekretarit të Burimeve Njerëzore në PD, vetëm në një vit, miqtë e kryeministrit kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro.

“Vetëm në një vit klientë e partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë më humbje rreth 11.4 milionë euro”, tha ndër të tjera Ervin Minarolli.

Vetëm pak ditë më parë kompania OSHEE hapi një tender me vlerë prej 479 mln eurosh për marrjen me qira të 155 makinave të cilat do të përdoren për 3 vite dhe më pas do ti dorëzohen kompanisë koncesionare./abcnews.al