Vendet më të mira ku mund të rritesh një fëmijë

schedule15:45 - 17 Janar, 2020

schedule 15:45 - 17 Janar, 2020

‘Wharton School’ në Universitetitn e Pennsylvania në SHBA çdo vit rendit vendet ku është më mirë të rrisësh një fëmijë. Në këtë studim u analizuan 73 vende nga kontinente të ndryshme të botës si Azia, Europa, Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme.

Vlerësimi u bazua në parametra të tillë si cilësia dhe kostot e arsimit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, siguria e qytetarëve dhe mëmësia.

Këtë vit vendi i parë mbahet nga Danimarka, pastaj Suedia, në vend të tretë Norvegjia, në të katërtin Kanadaja dhe të pestin, Holanda.

5.Holanda

 

Hollanda u ngjit në një pozicion këtë vit në vendin 5 më të mirë për rritjen e fëmijëve.

Në Holandë, ekzistojnë mënyra të ndryshme që punonjësit mund të marrin pushime ligjore, sipas Agjencisë Hollandeze të Ndërmarrjeve. Nënat kanë të drejtë për katër deri në gjashtë javë pushim të shtatëzanisë (para datës së caktuar) dhe të paktën 10 javë pushim të lehonisë (pas lindjes).

4.Kanada

 

Në Kanada, punonjësit të mbuluar nga Kodi i Punës kanë të drejtë të marin leje të lehonisë deri në 17 javë. Nëse të dy prindërit kujdesen për një fëmijë të porsalindur ose të birësuar rishtazi, ata kanë të drejtë në një periudhë të kombinuar të pushimit prindëror jo më shumë se 63 javë.

3.Norvegji

 

Si vendet e tjera nordike, Norvegjia ka politika bujare për pushimet prindërore. Nënat mund të marrin 46 javë me pagë të plotë ose 56 javë me pagë 80%, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

2.Suedi

 

Suedia zbriti një pozicion në këtë renditje. Secilit prind  i lejohet 480 ditë leje e paguar sigurisht dhe 90 prej atyre ditëve janë të rezervuara për secilin prind, sipas sweden.se, faqja zyrtare e Suedisë.

1.Danimarka

 

Danimarka mban numrin 1 në këtë renditje. Europa, faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, e quan sistemin danez të lejes së prindërve “ndër më zemërgjerët dhe fleksibël në BE”. Të dy prindërve u jepet 52 javë pushim prindëror të paguar dhe nënat kanë të drejtë për katër javë pushim të lehonisë përpara se të fillojnë punën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!