Lajçak: Muajt e ardhshëm të rëndësishëm për marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

schedule11:13 - 17 Janar, 2020

schedule 11:13 - 17 Janar, 2020

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë,  Mirosllav Lajçak ka deklaruar se prioritet është hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lajçak në konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, që mbahet në Berlin ka theksuar se muajt e ardhëshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“E rëndësishme është të gjendet konsensus i ri për hapjen e negociatave inkuadruaese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Lajçak theksoi se BE-ja duhet ta tregojë ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shpesh mbështetemi në strategjinë e komunikimeve, por duket se harrojmë se njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor i lexojnë nuancat e sinjaleve që i dërgojmë”, është shprehur diplomati sllovak./abcnews.al