Një grua, 57 vjeçe, ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet. Ngarja ndodhi gjatë orëve të drekës në zonën e njohur si “Çole”, pranë tregut të fruta-perimeve.
Mësohet se një mjet tip Ford ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar. Kjo e fundit ka goditur nga pas gruan që po ecte në trotuar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip Ford.
Ndërsa e plagosura Hago Koçiaj u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës. Sipas mjekëve ajo ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe rrezikon jetën./abcnews.al