Digjet fabrika e prodhimit të dyshekëve në Kavajë

schedule19:20 - 16 Janar, 2020

schedule 19:20 - 16 Janar, 2020

Një fabrikë është përfshirë nga flakët në Kavajë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se zjarri ka rënë në fabrikën e prodhimit të dyshekëve, në pronësi të Gjergj Krajlit, babait të kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krajli.

Forcat zjarrëfikse janë duke punuar për shuarjen e flakeve, të cilat janë në përmasa të medha. Si pasojë e flakëve ka pasur shpërthime të lëndeve që përdoren për prodhimin e sfungjerit.

Në momentin e zjarrit në fabrikë ka pasur punonjës të cilët paraprakisht raportohet se kanë mundur të dalin. Sipas paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Banorët që jetojnë pranë fabrikës janë alarmuar dhe kanë lënë banesat.

Ata tregojnë për “ABC News” se janë të frikësuar pasi është hera e tretë që kjo fabrikë përfhsihet nga flakët.

“E kam marrë vesh që ka rënë zjarr rreth orës 18:45, jemi të frikësuar. Bashkëshortja u largua te të afërmit. Është hera e tretë që fabrika përfshihet nga flakët. Kërkojmë siguri, ka erëra shumë të rënda edhe kur fabrike ishte në punë, nuk durohet, ka probleme”, shprehet një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar, banor i lagjes nr.5 në Kavajë tregon se zjarri ka rënë tre herë dhe shprehet i frikësuar për familjen. “Jemi thuajse 200 m afër zjarrit”, thotë qytetari.

 

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!