Pas anëtarit të bandës së Durrës, Endrit Dokle është liruar nga burgu një tjetër person i rrezikshëm.
Abc News ka mësuar se bëhet fjalë për snajperistin Ergys Kolaverin, i dënuar me 20 vite burg për tentativë vrasje.
Ergys Kolaveri qëlloi me snajper drejt burgut të Vaqarrit. Më 30 korrik 2016, Kolaveri organizoi një atentat për të vrarë Gazmir Dacin, i cili ndohej në burgun e Vaqarrit, por aksidentalisht mbeti i plagosur një kosovar.
Burimet thanë se ai u lirua me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ergys Kolaverin.
/abcnews.al