Komisioneri i Zgjerimit: Krimi dhe korrupsioni sfidat e Shqipërisë, Rama: Endrit Dokle u lirua nga KÇK

schedule14:31 - 16 Janar, 2020

schedule 14:31 - 16 Janar, 2020

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, kërkoi nga  qeveria shqiptare të adresojë sa më shpejt shqetësimet e shprehura nga Franca dhe Holanda, që bllokuan negociatat në tetor. Në konferencën me Kryeministrin Rama në Tiranë, eurokomisioneri tha se krimi dhe korrupsioni janë dy sfidat kryesore për Shqipërinë. Ndërsa Kryeministri Rama, duke kujtuar iniciativën e tij kundër prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar, tha se vendimi për lirimin e anëtarit të bandës së “Durrësit”, Endrit Dokle u dha nga anëtarë të KÇK.

Brukseli vijion të ketë të njëtat shqetësime në raport me ecurinë e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për amëtarësim. Ky proces solli në Tiranë Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama, i cili konfirmoi qëndrimin pozitiv të Komisionit Europian për integrimin dhe përshëndeti marrëveshjen e artritur për reformën zgjedhore.

“Mirëpres përparimin që është bërë në reformën në drejtësi. Mirëpres marrëveshjen e djeshme për reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë lajme të mira por kemi ende sfida përpara. Duhet të bëjmë shumë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin”, tha ai.

Sfida më krimin dhe korrupsionin nuk e pengoi eurokomisionerin që të shpreh pritshmëri pozitive, ndërsa tha se po punohet fortë me Francën dhe Holandën që shqiptarët këtë vit të marrin vendimin pozitiv.

“Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati të hapë negociatat me BE dhe ne do të punojmë fort që kjo të ndodhë para Samitit të Zagrebit. Fakti që nuk u hapën negociatat në tetor ka pasur të bëjë me shqetësimet e disa shteteve anëtare dhe duhet ti shikojmë me vëmendje. Po punojmë që të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të ecim përpara me procesin e zgjerimit. Të krijojmë një qasje të re që bazohet në katër parime bazë”, vijoi Oliver Varhelyi.

Për të treguar vëmendjen tek reforma në drejtësi, kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për lirimin e Endrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u lirua pak ditë më parë nga Gjykata e Krujës.

“E kam informuar për procesin e Reformës në Drjetësi si dhe iniciativën e re dhe jemi duke përfunduar diskutimet me ndërkombëtarët për të hapur një ofensive kundër krimit të organizuar. Edhe kundër gjykatëseve e prokurorëve, si në rastin e para dy ditëve që i përkasin KCK. Po e përdorin autoritetin e tyre mes sistemit të vjetër që po shembet dhe sistemin e ri , për të bashkëpunuar hapur me krimin”, u shpreh Rama.

Në fund të Konferencës, kryeministri Rama siguroi eurokomisionerin që si do që të jetë vendimi i këtij viti i Këshillit Europian qeveria shqiptare do të vijojë me reformat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!