Futbolli është sporti më popullor në botë. Janë pikërisht lojtarët që i bëjnë tifozët të dashurohen pas emocioneve të lojës. Shpesh herë disa prej tyre bëjnë gjithçka që të duken si idhujt e tyre në paraqitjen e jashtme.
I tillë ka qenë dhe rasti i këtij tifozi, i cili është ‘munduar’ t’i ngjajë sado pak mesfushorit të Newcastle United, Allan Saint-Maximin. Madje djaloshi e ka shpërndarë foton e tij në rrjetet sociale krahas fotos së lojtarit francez.
“E kam thënë gjithmonë që unë ngjaj me Saint-Maximin”, shkruan në foto tifozi. Nuk ka nguruar t’i përgjigjet Allan, i cili e ka marrë me sportivitet postimin që tashmë është kthyer në një meme. ”Nuk mund ta dalloj dot veten se cili jam, është çmenduri,” është përgjigja e 22-vjeçarit. /abcnews.al
Can't see myself which one is mine that's crazy
— Allan Saint-Maximin (@asaintmaximin) January 15, 2020