Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fushë Krujës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Policia bën me dije se 27 vjeçari B. M, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, shtetasin T. M
Njoftimi i policisë:
Kanosi me thikë vëllain, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan shtetasin:
-B. M., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, shtetasin T. M.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.