Veterani Sheta objektiv i Dinamos, Besëlidhja do shifrën e çmendur

schedule09:33 - 16 Janar, 2020

schedule 09:33 - 16 Janar, 2020

Arian Sheta në muajin shkurt mbush 39 vjeç, por mosha për të nuk ka qenë një pengesë për të vijuar të jetë një lider në skuadrat ku aktivizohet. Aktualisht ai është pjesë e Besëlidhjes dhe kërkohet në merkaton e janarit nga Dinamo.

Sheta ka qenë vjet pjesë e bluve, por për shkak të problemeve financiare që pati klubi kryeqytetas vendosi të pranonte ofertën e lezhjanëve. Tani Dinamo, për ta bërë pjesë të ekipit, duhet të paguajë një shifër të çmendur te Besëlidhja.

Paralajmërimin e ka bërë presidenti i klubit lezhjan, Gjokë Noka. Për “Panorama Sport” ai është shprehur qartë: “Mbrojtësi Arian Sheta është pjesë e Besëlidhjes dhe do të largohet vetëm për shumën e 50 mijë eurove. Kjo është mundësia e vetme për ata që dëshirojnë shërbimet e tij”. /abcnews.al