Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, ka nisur menjëherë punën në krye të katalanasve dhe sot ka drejtuar seancën e tij të parë stërvitore. Pas stërvitjes, mediet spanjolle raportojnë se strategu 61 vjeçar është ulur për të biseduar me drejtuesit e klubit sa i takon merkatos.
Arturo Vidal është njeriu kryefjalë në Camp Nou, me kilianin që dukej i larguar. Megjithatë, Setien i ka kërkuar klubit ta mbajnë mesfushorin dhe të refuzojnë çdo ofertë për të. Nga ky vendim i trajnerit, e ka “pësuar” Interi, pasi zikaltërit ishin shumë pranë firmës me mesfushorin.
Gjithashtu, Setien ka sqaruar edhe problemet në sulm, pas dëmtimit afatgjatë të Luis Suarez. Mendohej se Barcelona do të ndërhynte në merkato, por Setien ka plane tjera. Trajneri i ri i katalanasve, ka vendosur të provojë Griezmann në qendër të sulmit, si dhe do të rikthejë në formacion Dembelen, i cili është rikuperuar nga dëmtimet e fillim sezonit./abcnews.al