Bayern Munchen po kërkon një mbrojtës të djathtë. Të shumta janë alternativat dhe drejtuesit e klubit bavarez nuk po nxitohen. Sport Bild raporton se një ndër objektivat kryesore është Thomas Meunier.
Belgut i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe ai mund të sigurohet me një çmim jo të lartë. Mes opsioneve është edhe ai i Rafinhës. Braziliani u largua nga Bayern verën e kaluar dhe ia ka dalë të fitojë kampionatin dhe Kupën Libertadores me Flamengon.
“Jam i lumtur në Brazil, por zemra ime rreh për Bayernin. Mund të më telefonojnë nëse kanë nevojë për mua“, thekson “veterani” 34-vjeçar. Emrat e tjerë që pëlqehen nga Bayern janë Cancelo i Cityt, Tete i Shakhtar dhe Henrichs i Monacos.