Skuadra e Teutës ka zyrtarizuar rinovimin me talentin e skuadrës, Sherif Kallaku. Flitej se numri 10 i ekipit durrsak do të largohej në këtë muaj janar, me Akhmat Groznyn që kishte shfaqur interes.
Këtë gjë, e pranoi deri diku dhe drejtori i përgjithshëm i “Djemve të Detit”, ARtan Shyti, disa javë më parë në emisionin “Pressing”. Por duket se Kallaku do të qëndrojë në Durrës dhe sot, ka rinovuar me klubin.
Kontrata aktuale e mesfushorit skadonte në verën e këtij viti, por ka rinovuar edhe me një vit tjetër dhe do të jetë i Teutës deri në verën e vitit 2021./abcnews.al