Meta mesazh: Kambanat e alarmit po bien! Ky është “rreziku i vërtetë rus”

schedule10:48 - 14 Janar, 2020

schedule 10:48 - 14 Janar, 2020

Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin, teksa i referohet të dhënave të fundit nga OKB, ku parashikon ulje drastike të popullsisë shqiptare që jeton në vend.

Sipas raportit në vitin 2100, Shqipëria rrezikon të mbesë me 512 mijë banorë. Ndërkaq, Meta e cilëson këtë si këmbanë alarmi, teksa quan edhe si “rrezikun e vetëm rus” që i kanoset vendit.

“Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!”, shkruan Meta.

Mesazhi i plotë:

Kambanat e alarmit po bien!

Stop shpopullimit të Shqipërisë!

Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!

9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!

Koha është tani!

Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!