Dy ekipe të njohura europiane, Real Betis dhe Monaco, janë të interesuara për futbollistin me origjinë shqiptare, Arijan Ademi. Kapiteni i Dinamo Zagreb është një ndër lojtarët më të spikatur në Kroaci, aty ku ka fituar 8 tituj kampion.
28 vjeçari vlerësohet 7 milionë euro nga Transfermarkt, por Betis dhe Monaco janë gati të bëjnë oferta të bujshme, deri në 15 milionë euro. Do të jetë një garë dyshe për shërbimet e qendër mesfushorit dhe Eurosport raporton se Monaco po e ndjek më nga afër Ademin.
Mbetet për t’u parë se ku do të transferohet ylli shqiptar, por duket se aventura e tij te Dinamo Zagreb do të përfundojë pas shumë vitesh. Ademi luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut./abcnews.al