Strakosha: Po zbavitemi të gjithë, ju tregoj pritjen më të vështirë

schedule09:51 - 12 Janar, 2020

schedule 09:51 - 12 Janar, 2020

Thomas Strakosha zhvilloi një ndeshje të madhe, priti çdo gjuajtje të Napolit dhe ndihmoi Lazion të arrinte fitoren e dhjetë radhazi në Serie A. Portieri shqiptar ka analizuar fitoren 1-0 ndaj Napolit për TMW dhe Lazio Style Channel.

24-vjeçari ndalet te momenti fantastik, komenton objektivin real të bardhekaltërve, mbështet kolegun Ospina pas gafës së bërë, ka një mesazh për shokët e skuadrës dhe tregon pritjen më të vështirë kundër ekipit të Gattusos.

Ishte një sukses i merituar, edhe pse vuajtëm pak në pjesën e dytë. Po përjetojmë një moment të bukur dhe jemi të gjithë të lumtur. Është bukur të shohësh stadiumin plot, teksa një skuadër dhe populli i saj zbaviten. Jemi të qetë dhe po e shijojmë këtë moment.

Ia dolëm të shënonim falë tifozëve tanë, një gol të tillë do e realizonim me vështirësi sezonet e kaluara. Duhet të mos e humbim përqendrimin dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të mendojmë për Sampdorian, duhet të arrijmë një tjetër rezultat pozitiv.

Objektivi ynë mbetet Champions League. Të ëndërrosh të bën mirë gjithmonë, por kualifikimin në Champions mbetet objektivi ynë. Ospina? Më vjen shumë keq. Ai është një portier i madh, është fenomen në lojën me këmbë. Mori përsipër një rrezik dhe gaboi, por mbetet një kampion i madh. Pritja më e vështirë? E dyta ndaj Insignes, nuk e pashë fare topin në atë rast“, përfundon Thomas Strakosha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!