Fitore e thellë e Skënderbeut, edhe Laçi e Erzeni zbresin në fushë

schedule21:12 - 11 Janar, 2020

schedule 21:12 - 11 Janar, 2020

Ekipet shqiptare vazhdojnë të zbresin në fushat e blerta edhe në këtë periudhë pauze të kampionatit. Skënderbeu ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-2 përballë Besëlidhjes. Për të besuarit e Ilir Dajës, shënuan Mara, Krasniqi realizoi dopietë, Gripshi dhe Elezi.

Skënderbeu – Besëlidhja  5-2
Mara, Krasniqi 2x, Gripshi, Elezi

Skënderbeu: Dajsinani, Imami, Dita, Pollozhani, Vangjeli, Ndecky, Taipi, Mara, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: I. Daja (u aktivizuan: Koliçi, Daja, Junfo, Muja, Ajeti, Mensah, R. Nuri, M. Nuri, Doko, Elezi).

Ekipi tjetër i Superiores, Laçi, është mposhtur nga Iliria me rezultatin e ngushtë 0-1. Kurbinasit aktivizuan të gjithë lojtarët nga moshat, pasi trajneri Armando Cungu donte të provonte elemtët e rinj. Nga skuadra e parë, u aktivizuan vetëm Trokthi dhe Selmani. Golin për Ilirinë, e shënoi Bakalli 2 minuta nga fundi.

Laçi 0-1 Iliria
Bakalli 88′

LAÇI: Sali, A.Selmani, Marku, Ceka, Migeni, Bruka, Kasmi, Prenga, Elmazi, Bytyqi, Bylyku. Trajner: A. Cungu (U aktivizuan: Trokthi, S. Selmani)
ILIRIA: Shera, Gjokeja, Hoxha, Guni, Gjini, Lilaj, Manellari, Xhaferri, Demiraj, Xhymerti, Pasha. Trajner: F. Sala (u aktivizuan: Limanaj, Noka, Xeka, Bakalli)
Gjyqtarë: E. Çajushi, F. Hysa, O. Berberi

Laci – Iliria (Miqesore)

Takimi tjetër miqësor mes Vorës dhe Erzenit, dhuroi plot 5 gola. Në fund, ishte ekipi shijakas që triumfoi, me rezultatin 2-3. Të tre golat për Erzenin, i shënoi Djidjiwa.

Vora – Erzeni 2-3
Djidjiwa x3

Vora-Erzeni (Miqesore)