Makina e kryetarit të FRPD-së Durrës, Ndrec Pjetri është djegur ditën e sotme në qytetin e Durrësit në lagjen e quajtur Sektor Rinia.
Burime për abcnwes.al bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin por nuk kanë mundur të shpëtojnë makinën.
Në videon dallohen forcat zjarrfikëse teksa shuajnë zjarrin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës.
/abcnews.al

