Simon Kjaer është përforcimi i radhës për Milanin. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Atalantën dhe Sevillën (zotëron kartonin e danezit) dhe 30-vjeçari është huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Qendërmbrojtësi vjen për të zëvendësuar Mattia Caldarën, i cili u rikthye tek ekipi bergamask. Kajer ka kryer vizitat mjekësorë gjatë paradites së sotme dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i tij si “Djall” dhe firmosja e kontratës.
Milan ka vendosur të huazojë Pepe Reinan tek Aston Villa dhe duket se e ka gjetur pasuesin e tij. Sportmediaset raporton se i përzgjedhur për zëvendësuesin e Donnarummës është Asmir Begovic (198 cm i gjatë). 32-vjeçari i kombëtares së Bosnjës pritet të transferohet në Milanello, teksa drejtuesit e klubit po merren me detajet e fundit të akordit me anglezët e Bouremouth. /abcnews.al